Prej më shumë se një muaji banorët e lagjes “Syrja Dylgjeri” janë duke vuajtur mungesën e ujit të pijshëm. Edhe pse temperaturat janë shumë të larta dhe uji i pijshëm është jetik këta banorë denoncojnë se nuk e marrin këtë shërbim prëj shumë javësh duke hasur në vështirësi për plotësimin e nevojave të tyre.
Denoncimi i qytetarëve:
“Pershendetje, ne rrugen e re te trenit me sakte lagja Syrja Dylgjeri ne te gjitha pallatet nga kati i tret deri ne kat te 5 mungon uji mbi 40 dite, shkak punimet dhe nderrimet e tubave qe kane bere.
Mir rruget i kan bere skandal por me kryesorja nuk kemi uje!
I kemi marre 1000 here ne telefon u kemi shkuar neper zyra por me kot asnje zgjidhje. Sekretaria te thot inxhinieret tane jane me pushime per 2/3 jave nuk jane ne terren, skandal!
Nuk po gjejme dot zgjidhje viti 2024 mos te kesh uje ne shtepi prej me shume se 1 muaj.”