Banorët kundër vaksinimit të një fshati në Guatemalë “morën rob dhe mbajtën” një ekip infermierësh që po përpiqeshin të administronin vaksinat kundër Covid-19.
Sipas mediave të huaja, ekipi u mbajt për rreth 7 orë në fshatin Nahuila, në provincën e Alta Verapaz, në veri të qytetit të Guatemalës.
Fshatarët thanë se nuk donin të vaksinoheshin, dhe më vonë bllokuan një rrugë dhe ua shfrynë gomat e veturës së infermierëve. Një ftohës dhe rreth 50 doza vaksine u shkatërruan. Policia dhe zyrtarët lokalë negociuan më vonë për lirimin e tyre.
Zyrtarët thanë se kishin hasur më parë në fshatra që refuzuan ekipet e vaksinimit, por Gabriel Sandoval, drejtori i departamentit të shëndetësisë krahinore, tha se ishte hera e parë që ata përballeshin me një kundërshtim të tillë fizik.
“Shumë njerëz nuk besojnë në prezencën e sëmundjes Ka një përplasje të kulturave”, tha Sandoval. Guatemala ka 566,636 raste të infektimit dhe 13.750 vdekje si pasojë e Covid-19.