Dita ditës fshati Sopot bashkinë e Librazhdit është duke u braktisur nga njerzit. Sot në këtë vend kanë mbetur më pak se 30 shtëpi për shkak se të jetosh në të është sfidë më vete. Dikur fshati kishte 300 shtëpi sot vetëm 30. Prej së paku 3 dekadash në këtë fshat nuk është kryer asnjë investim duke I lënë këta banorë thuajse të izoluar. Rruga siç duket edhe nga pamjet është në gjendje shumë të keqe pasi në të nuk është hedhur kurrë asfalt. Edhe pse është përfshirë në projektin e 100 fshatrave për shkak të resurseve të shumta natyrore që ka sërisht Sopoti nuk ka marrë asnjë vëmendje. Banorët thonë se rruga është vetëm 8 km por që makinat nuk futen dot. Edhe kur kanë rastë urgjente me të sëmurë ata detyrohen ti bëjnë 8 km me barrel për ti nxjerrë të sëmurët në në afërsi të rrugës kryesore pasi në fshat ambulanca nuk hyn dot. Ata I kërkojnë shtetit që të kthej sytë edhe nga ky vend që po humb njerzit çdo ditë.
Të moshuarit kanë mbetur , jo më shumë se dhjetë çifte pleqsh në këtë fshat.
Ndoshta, ata mbeten banorët e fundit që presin të largohen.
Kurbetqarët shpresojnë të kenë siguruar aq para sa për një strehëz në zonat e fushës apo qytetet ku janë vendosur të afërmit e tyre. Komunikimi me rrugë urbane është ndërprerë
Në qendër dikur ka patur një central telefonik me manual, që siguronte lidhjen ndërmjet lagjeve dhe fshatrave të tjerë po që sot nuk ekziston më.
Zona është e thellë ndaj celulari në të shumtën e rasteve nuk ka valë
Për një komunkim duhet të ngjitesh së paku në kodrën më të afërt që është një orë larg me këmbë. Banorët thonë se gratë i dërgojnë në Librazhd tek miqtë a të afërmit kur janë në pritje për lindjes pasi fshati nuk ka as mjek.Fshati më I afërt kua ata bëjne blerjet e ushqimeve është 4 orë larg. Gjatë dimrit fshati izolohet jo vetëm nga bora por edhe nga bota për shkak se energjia elektrike shkëputet./Egnatia news