Barcelona ka fituar përballë Real Sociedad me rezultatin 4-0, duke u ngjitur në krye të renditjes së kampionatit spanjoll.
Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick përfitoi nga humbja e Realit për të rimarrë e vetme kryesimin, shkruan A2.
Sociedad u detyrua të luajë me 10 lojtarë që në minutën e 17, ndërsa më pas pasuan katër gola nga katalanasit.
Martin, Casado, Araujo dhe Lewandowski ishin autorët e golave.
