Deputeti demokrat Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të deputetit të Bundestagut gjerman, Peter Bayer, i cili tha Gjermania është në një linjë me amerikanët për shpalljet e politikanëve “non-grata”.
Në një postim në Twitter, Bardhi thotë se Berisha duhet të kërkojë ndjesë që gënjeu demokratët për qëndrimin e Gunther Krichbaum, që sipas tij ishte personal.
Ai thotë ndër të tjera se “Berisha e ka futur PD në një rrugë pa krye, duke e izoluar ndërkombtarisht.”
“Babi Zenit duhet të kërkojë ndjesë që gënjeu demorkatët që qëndrimi i Gunther Krichbaum është personal. Raportuesi për Ballkanin Perëndimor në CDU Peter Beyer konfirmon se nuk do të ketë bashkëpunim me Sali Berishën, të shpallur nongrata nga SHBA.Sali Berisha nuk mund të fshihet dhe të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk kupton. Ai e ka futur Partinë Demokratike në një rrugë pa krye, duke e izoluar ndërkombtarisht dhe duke çimentuar në këtë mënyrë regjimin e Edi Ramës”, shkruan Bardhi.