Protestuesit janë duke u larguar nga kryeministria pas nisjes së protestës. Të udhëhequr nga deputetët Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, qytetarët kanë nisur marshimin e tyre.
Ende është e paqartë se çfarë itinerari do të ndjekin qytetarët, pasi pritet që të shkojnë dhe para Ministrisë së Brendshme si dhe Bashkisë Tiranë.
