Bardhi mbledh grupin parlamentar në takimin e rradhës tek selia e Kuvendit
Gazment Bardhi ka thirrur sot në mbledhje deputetët demokratë dhe opozitarë në amjentet e Kuvendit të Shqipërisë. Mbledhja ka filluar rreth orës 09:00 dhe vjen një ditë pas seancës së parë plenare në parlament për këtë vit.
Ditën e djeshme mes tensioneve të shkaktuara nga deputetët e opozitës dhe me pjesëmarrjen e presidentit të republikës Bajram Begaj si dhe të ambasadorëve të Britanisë dhe Gjermanisë u zhvillua seanca plenare e cila u mbyll në pak minuta.
Në seancë u votua me shumicën socialiste mandatimi i Plarent Ndrecës si deputet i PS-së. Gjithashtu u votua miratimi i dy ministrave të rinj të qeverisë, Adea Pirdeni dhe Blendi Gonxhja.
Sot pritet të ketë debate në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat mbi mënyrën se si do të vijojë sjelljen e saj opozita në parlament dhe jashtë saj, ku opinionet janë të ndara edhe për qëndrimin ndaj Sali Berishës, i vënë në masën e arrestit në shtëpi.