Do ta merrni vesh shumë shpejt, duhet të hetoni”. Kështu iu përgjigj gazetarëve, Gazment Bardhi i pyetur se kush është deputeti me vilë 760 mijë euro, denoncim të cilin ai e beri me anë të një statusi në Facebook.
Më herë gjatë ditës, deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka bërë një postim thumbues për një nga kolegët e Partisë Demokratike për të cilin thekson se “është peng i Edi Ramës” për një vilë me vlerë 760 mijë euro, e cila i është zbuluar si e pajustifikuar financiarisht.
“Pyetje për “opozitën e vërtetë”; vilën 760 mijë euro, e shitën apo s’po ja ble askush 🤔? Nuk mund të mbash peng opozitën për një vilë të pajustifikuar që të ka zbuluar dhe me të cilën të mban peng Edi Rama!!!”’, shkruan Bardhi.