Kryeministri Edi Rama zbuloi talentin e djalit të tij të vogël, Zahos në poddkastin “Flasim”.
Ndërsa kishte ftuar dy bartender Kleo dhe Sofo, këta të fundit i dhuruan një set me mjetet për të krijuar koktejle.
Rama: Unë nuk kam moshë për këto, por kur po më flisje për eksperiencën tënde 15 vjeç më kujtove Zahon, por ai e ka shumë instiktive që shkon atje dhe fillon e bën ato, në çdo rast kur sheh një bar shkon atje dhe përzihet me ata. Mbase një ditë do ta marr dhe t’i bësh një demonstrim si bëhen këto se unë këto mund t’i përdor vetëm për të përzier bojëra, në këtë fushë jam shumë injorant.