Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Kuvendi Kombëtar e nisi fjalimin e tij me një ndjesë publike për demokratë dhe qytetarët. Ai tha se në PD luftuan për mure dhe karrige dhe jo për qytetarët, duke nënkuptuar marrjen e godinës së PD-së nga Rithemelimi i Berishës.

“Bashkëatdhetarët tanë e kanë humbur shpresën. Ata kthyen sytë nga qeveria por nuk shohin shpresë. Unë e di që i kthyen sytë nga ne, dhe pritën të bëheshim zëri i tyre. Por ne luftuam njëri-tjetrin në vend që të luftonim për njerezit. Për ju. Ne luftuam për mure dhe godina, në vend që të luftonim për shtëpitë e boshatisura të shqiptarëve. Për shtëpitë tuaja. Ne luftuam për karrike dhe zyra, në vend që të luftonim për vende pune për të rinjtë dhe të rejat tona. Për mirëqenien tuaj. Ne ju lamë në mëshirën e një qeverie që i keqtrajton demokratët, i demotivon të rinjtë, i përçmon shqiptarët. Në mëshirën e një qeverie që ju abuzon përditë. Do ishte e lehtë të bëja atë që bëjnë të tjerët prej vitesh, të hidhja fajin diku tjetër, të fajësoja këdo. Por kjo do të ishte hipokrizi. Do të ishte shtirje. Nuk kam ardhur sot të shtirem para demokratëve. Sot, unë ju kërkoj ndjesë të thellë demokratëve, dhe në emër të demokratëve, në emër të Partisë Demokratike i kërkoj ndjesë shqiptarëve.

Arsyeja pse jemi këtu bashkë, arsyeja pse ekzistojmë si forcë politike është që t’ju shërbejmë njerëzve, jo vetes tonë! Qëllimi pse ekzistojmë është që t’ju ofrojmë shqiptarëve alternativë për qeverisjen e tyre, zgjidhje për problemet e tyre, rrugëdalje për hallet e tyre, vizion për të ardhmen e tyre. Dhe këto do të jenë udhërrëfyes i rrugës së re që nisim bashkë sot.

Arsyeja pse jemi këtu bashkë, arsyeja pse ekzistojmë si forcë politike është që tju shërbejmë njerëzve, jo vetes tonë! Qëllimi pse ekzistojmë është që tju ofrojmë shqiptarëve alternativë për qeverisjen e tyre, zgjidhje për problemet e tyre, rrugëdalje për hallet e tyre, vizion për të ardhmen e tyre. Dhe këto do të jenë udhërrëfyes i rrugës së re që nisim bashkë sot.

Të nderuar delegatë, Në këto dy vite tejet të vështira, ne rezistuam dhe nuk u beme kurre njesh me llumin e akuzave, nuk adoptuam kurre gjuhen e shpifjeve dhe lincimit publik. Shume here na e kane konsideruar këtë si dobesi. Por koha tashme e ka treguar se ata qe hodhen balte ndaj nesh nuk i fshehin dot me duart e pista nga shpifjetme te cilat demtuan demokratet dhe PD.

Ne nuk ju genjyem, nuk ju premtuam as përmbysje imagjinare dhe as revolucione qe nuk ndodhen kurre. Ne jemi te vetedijshem per gjendjen ne te cilen ndodhet PD pas akteve te papergjegjshme te ish liderit të saj. Këtë të vertete nuk e fshehin dot as kullat qe kane ne themel korrupsionin dhe balten e hedhur ndaj nesh.

Ne jemi bashke sepse besojme tek vlerat dhe parimet. Tek e verteta dhe beteja me krimin dhe korrupsionin dhe jo tek seleksionimi per te luftuar disa e per te kursyer te tjere me tecilet behen pazaret e nates.

Per ne lufta ndaj krimit dhe korrupsionit ne politike e kudo eshte e pakompromiste. Dhe përballja me të keqen nuk ka ngjyrime apo aleanca, te dukshme apo te padukshme qofshin!

Sepse vetëm kështu jemi vlerë e shtuar për shoqërinë tonë, vetëm kështu bëhemi të dobishëm për njerëzit, vetëm kështu i japim kuptim ekzistencës sonë!

Shqipëria ka plot matrapazë që abuzojnë përditë më pasuritë e saj, ka plot politikanë që shkelin përditë mbi interesin e saj, ka parti që po e dëmtojnë të ardhmen e saj.

Ajo që i mungon është një alternative e re, e përgjegjshme, që e çliron potencialin e saj të jashtëzakonshëm, që shkon përtej fasadave, një alternativë e vërtetë për njerëzit. Kjo duhet të jetë. Partia demokratike, kështu duhet të bëhemi ne!”-tha Basha.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Flulzimbasha.al%2Fvideos%2F1055811175787952%2F&show_text=true&width=560&t=0