Kreu i PD Lulzim Basha, deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha është ai që bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama. Me këtë argument Basha ka justifikuar sipas tij vonesën e policisë për të ndërhyrë në protestën pranë selisë blu e cila përshkallëzoi në dhunë.
“Ata që janë ngjitur këtu janë kriminelë ushtarë të krimit njerëz të dhunës strehës së fundit të Berishës. Demokratët s’kanë nevojë të derdhin gjakun e njëri tjetrit për hallet e Berishës dhe nuk do ta bëjnë, ndërsa policia e shtetit… dua ta ndaj në 2 pjesë rolin e punonjësve të policisë, një orë e gjysmë pasi ishin prononcuar kancelaritë perëndimore policia pretendonte se s’po ndodhte asgjë, problemi s’janë punonjësit e policinë por partia shtet që e përdor policinë dhe e ka kthyer në një instrument jo të mbrojtjes po të shkeljes së ligjit të dhunimit të qytetarëve. Ditën e sotme e përdori si instrument për të përshkallëzuar planin e dhunshëm të Berishës dhe për këtë Pd do marrë të gjitha hapët për të zbardhur se përse policia ndërhyri pas një ore e gjysmë.. Arsyeja është e thjeshtë është vëllazëria Rama-Berisha”.