Para mbledhjes së kryesisë, kreu i PD Lulzim Basha ka dhënë një mesazh të prerë kundrejt ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një prononcim për mediet, Basha është shprehur se koha e Berishës ka mbaruar dhe se nuk do të lejojë askënd që të përdorë PD-në dhe forumet e saj për interesat personale të ish-kryeministrit.

Koha e Sali Berishës ka mbaruar. Bashkë me të ka mbaruar edhe koha e mandateve të skaduara dhe përdorimit të PD-së dhe forumeve të saj për interesa personale”, tha Basha.

Duke e quajtur Berishën një tub oskigjeni për kryeministrin Edi Rama, referuar këtu “Foltoreve”, kreu demokrat tha se është i vendosur që ta presë atë tub, ndërsa nënvizon se PD ka lindur si një aspiratë e popullit shqiptar për liri dhe demokraci. Sipas kryedemokratit, problemi më i “madh i qytetarëve shqiptarë sot është regjimi i Edi Ramës”.“Asgjë dhe askush nuk do ta kthejë PD-në në një bunker për interesat personale të Sali Berishës. Partia Demokratike ka lindur si një aspiratë e popullit shqiptar për liri dhe demokraci, dhe është shpresa e shqiptarëve për të zgjidhur hallet e tyre të shumta. Dhe halli me i madh i shqiptarëve sot është regjimi i Edi Ramës Prej javësh, me zdërhalljet e tij Sali Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Rames. Unë jam i vendosur t’ja këpus këtë edhe këtë tub oksigjeni për regjimin Edi Ramës”, shtoi Basha.