Kryetarja e Kuvendit ka përjashtuar nga seanca Lulzim Bashën. Ky fundit nuk pranonte të lironte foltoren.
“Në mungesë të ideve batutat e shpikura me steroide që dëmtojnë edhe trangujt e Myzeqesë nuk bëjnë mirë. Pse keni frikë të shpreheni para qytetarëve? Gënjeshtra i ka hedhur thellë rrënjët në këtë sallë dhe ka helmuar frytet që dalin nga kjo sallë. Qofshin këto ligje apo vendime. Qofshin këto diskutime që nuk i shërbejnë publikut. Kjo nuk është arsye që t’u drejtohemi shqiptarëve”, tha Basha.
“Mos bllokoni foltoren. Ju tërheq vëmendjen për zaptim foltoreje, Do ju përjashtoj nga seanca”, tha kryeparlamentarja Nikolla.