Përplasja në PD duket se më shumë prej të gjithëve i shërben kryeministrit Edi Rama, i cili ka zgjedhur që këtë të shtunë të jetë në Vlorë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shihet duke pritur një krep me çokollatë të zezë në Bulevardin e qytetit.
“Krep me çokollatë të zezë në Bulevardin e Vlorës, kur s’ke ngrënë mëngjes dhe s’do të hash drekë”, shkruan Rama në postimin e tij.
Një ditë më parë kreu i qeverisë ishte i pranishëm në qytetin e Lezhës, ku në shesh u ndal që të merrte një bukë me qofte. Duket se është aq i relaksuar, sa tashmë nuk e ka problem as të hajë ushqim rruge.