Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë vizitës në bashkinë e Kamzës, preku edhe çështjen e legalizimeve.
Basha premtoi se do të mbyllë përfundimisht procesin e legalizimeve duke e quajtur një borxh ndaj qytetarëve.
Lulzim Basha: Ne do t’i përmbyllim e do t’i japim rrugë procesit të legalizimeve, sepse e kemi borxh ndaj qytetarëve dhe e kemi borxh të dyfishtë për të korrigjuar edhe për të çuar në vend të gjitha dështimet e këtyre 8 viteve.
Ora news