Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha
“Për të njoftuar pikë së pari se para disa minutash PD ka depozituar në Kuvend amendamentet kushtetuese në lidhje me tre prioritete absolute për të nxjerrë shqiptarët nga depresioni, kriza, produkt i keqqeverisjes. Ashtu siç ju kam informuar, këto tre çështje kryesore në amendamentet tona kanë të bëjnë me reformën zgjedhore, përfshirë të gjitha aspektet e saj, edhe patronazhistët të cilët i pretë belaja, bashkë me kreun e tyre; për të organizuar përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme hapin e parë për daljen e Shqipërisë nga kriza, që është kthimi i Shqipërisë në shina.
Lënia e pushtetit nuk është dramë. Amendamentet kushtetuese kanë të bëjnë me zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të 30 korrikut, të kaluara pa vullnetin e opozitës, dhe depozitimi i kërkesës për komisionin zgjedhor, për të nisur sa më shpejt punën, me qëllim që reforma zgjedhore me të gjithë komponentët e saj të nisë një orë e më parë,
Amendamenti tjetër ka të bëjë me katastrofën e përditshme, që përjetojnë shqiptarët. Në këtë kuadër propozimi ynë është i qartë. Në Kushtetutë ekzistojnë ende komunat, akoma ka një vullnet që e kam prekur në çdo tur, për të pasur pushtetin vendor afër qytetarëve. Të shumtë janë ata që mendojnë se me këtë ndarje kanë asgjësuar çdo shërbim, nuk i përgjigjet kërkesave të qytetarëve.
Kemi paraqitur amendamentin tonë që parashikon bashki urban dhe rurale, pak rëndësi ka nëse do quhen bashki dhe komuna, rëndësi ka që vendori t’i shërbejë qytetarëve. Propozimi i tretë ka të bëjë me vetingun e politikanëve. Koncepti i 2018 për ta pastruar Kuvendin nga politikanë që lidhen me krimin, është objektiv edhe sot, por ka një ndryshim themelor”, tha Basha.