Në takimin me Kuvendin Zgjedhor të njësisë nr.6 në Tiranë, Basha paralajmëroi se javën e ardhshme PD do të depozitojë në SPAK dy kallëzime ndaj kryeministrit Rama.

Kallëzimet, tha Basha, lidhen me rrëfimin e ish-zëvëndëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe çështjen McGonigal.

Lulzim Basha: Javën e ardhshme ndaj Edi Ramës, Partia Demokratike do depozitojmë dy kallëzime në SPAK. E para lidhet me konfesionin e dyshit të tij Ahmetaj se është ai përfituesi i inceneratorëve. Dhe kallëzimi i dytë, lidhje e inceneratorëve me aferën McGonigal që çon tek i njëjti emër, i njëjti përgjegjës. Detyra jonë ti vëmë këto fakte në dispozicion të drejtësisë dhe t’i zbardhi në mënyrë profesionale me hetim të thelluar shkeljet penale për këtë aferë të tmerrshme.

Ardit Murataj