Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar shifrat, që sipas tij faktojnë kapjen e shtetit dhe që ka arritur nivelin më të lartë në rajon. Për këtë arsye, kryedmeokrati ka theksuar edhe njëherë nevojën për vetting në politikë.
Basha thotë se ky proces do të sjellë pastrimin e institucioneve nga të gjithë ata që, duke abuzuar me pushtetin kanë paralizuar demokracinë dhe kanë shkatërruar ekonominë e familjeve shqiptare.
“Kapja e shtetit nga pushtetarët e lidhur me oligarkët, ka arritur nivelin më të lartë në rajon, duke dëmtuar tregun, duke rritur çmimet e vrarë vende pune. Prandaj, edhe këtë vit, projekt-buxheti po miratohet për t’u dhënë thelat oligarkëve dhe thërrimet qytetarëve.
Që shteti të mos jetë në duart e një pakice të vogël njerëzish, që ekonomia të jetë konkurruese dhe sipërmarrësit e ndershëm të jenë të lirë të krijojnë mirëqenie, na nevojitet #vettingnëpolitikë
Për pastrimin e institucioneve nga të gjithë ata që, duke abuzuar me pushtetin, kanë paralizuar demokracinë dhe kanë shkatërruar ekonominë e familjeve shqiptare,” shkruan Basha.