Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur takimet me bazën.

Burime bëjnë me dije se pasditen e sotme, kreu i opozitës ka  zhvilluar takime në qarkun e Fierit, një ditë para se Sali Berisha të shkojë në atë qytet.

Ditën e sotme, 20 shtator Basha ka mbledhur kryesinë e grupit parlamentar në orën 12:00.

Ora News mësoi se ka tentativa nga aktorë brenda dhe jashtë PD-së për ta bërë sa më të lehtë kalimin e krizes së brendshme brenda PD-së.

Më herët edhe Partia Socialiste mblodhi kryesinë e Grupit Parlamentar, për të diskutuar lidhur me shtyrjen e afateve të Vettingut, për të cilat kërkohet ndërhyrje në Kushtetutë.

Mazhoranca nuk i ka e vetme votat e mjaftueshme në Kuvend (77 nga 92 që i duhen), për këtë arsye është e nevojshme bashkëpunimi me opozitën.

Rama në seancën e fundit ku u votua programi politik dhe qeveria e re, u shtriu sërish dorën opozitës, megjithatë theksoi se në rast se nuk do të kenë gatishmërinë e tyre, për reformat e rëndësishme si ajo zgjedhore apo kushtetuese, do e bëjnë me popullin.