Në fjalën e mbajtur në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PD-së, kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se nuk do ta shkrijë PD-në për interesat e Berishës pasi sipas tij ai kërkon të bunkerizojë partinë.

“Statuti më jep të drejtë të marr vendime”– u shpreh Basha. Ai tha nder te tjera se nuk do te pranoje izolimin e partisë nga SHBA. Basha nënvizoi se nuk e ka parë të arsyeshme të reagojë ndaj spekullimeve të bëra dhe se nuk do të ketë votimj në asnjë forum të Partisë Demokratike për vendimet e SHBA-së.

Ndërkohe ne mbledhje deputeti Agron Gjekmarkaj tha se Berishizmi përfaqëson të kaluarën, duke shtuar se ish-kryeministri po përdor një gjuhë të vjetër dhe denigruese.