Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbërritur në SPAK ditën e sotme. Sipas burimeve të Fax News, ndaj tij nuk ka asnjë procedim penal në SPAK por janë shfrytëzuar ambientet e kësaj Prokurorie të Posaçme në mënyrë që Basha të merret në pyetje nga prokurorët belgë të cilët prej 3 ditësh ndodhen në Shqipëri.
Pyetja e drejtuar ndaj Bashës është lidhur me burimin e informacionit për “Çështjen Toyota Yaris” të cilën kryedemokrati e denoncoi në parlament para sesa të kapej nga policia.
Brenda makinës Toyota Yaris u kap me 3.4 milionë euro brenda saj. Në Belgjikë po zhvillohen hetime të vazhdueshme pasi dyshohet se këto para vinin nga aktivitete kriminale nga një grup i fuqishëm me qendër në Shqipëri. Duke qenë se Basha e dekonspiroi këtë operacion duke e dhënë si informacion në Kuvendin e Shqipërisë, tashmë po merret në pyetje në lidhje me atë që di rreth kësaj çështje.