Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë promovimit të librit të tij “Mision im” në Qyteti Studenti, është ndalur edhe te kundërshtari i tij politik Edi Rama.

Sipas Bashës, bulzimi politik “atë që më ka bërë duhet t’ia bëj”, kjo politikë duhet të marrë fund.

Lulzim Basha: “Një farë reflektimi për atë që ka ndodhur dhe pse e shoh normalizimin si një urgjencë, dhe besoj se mund ta arrijmë këtë. Instrumentet që njeriun e shndërron në kriminel është projeksioni, që atë që të kanë bërë njerëzi ty, ua bën ti njerëzve. Është njësoj me bulizmin, pra bulzimi politik “atë që më ka bërë duhet t’ia bëj”, kjo politikë duhet të marrë fund, duhet t’u kthehet qytetarëve dhe gjëja e parë është që të ndërpresim këtë cikël të projeksionit, duke sikur ka diçka për t’u hakmarrë me çdo shqiptarë, si një hakmarrje e vazhdueshme.

Politika do dashuri për njerëzit dhe veten, për vendin, një fytyrë njerëzore dhe kjo është një nga arsyet kryesore pse shkruajtja një libër. E ndjeva, erdhi dhe koha se ishte momenti për të shprehurdiçka që për nga natyra e kam pasur ta vështirë. Pse e shoh si mision, çfarë më mbanë përballë agresionit të qytetarëve, pse besoj që Shqipëria do ketë sukses”.

Ora news