Kryetari i PD, Lulzim Basha: Falenderoj të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këtë tryezë të parë. Ne do kemi në fokus konsultimet me qytetarët, shpresojmë që kjo të ndodhë dhe të jetë një proces kombëtar jo-partizan. Sepse ndodhemi sot në këtë gjendje që e patë nga anketa e kryer nga studiuesit jo aksidentalisht. Ky është një nga ato raste që mund të quhet një dështim i paralajmëruar që sot rëndon nga format më të mterrshmet në shpinat e qytetarëve.

Ndërkohë që po trasmetohej materiali i përgatitur, zoti Bejko më tha se njëri prej tyre ishte këshilltar aktual i PS dhe shënova nëj nga fjalitë që tha: Paguajmë dhe nuk marrim shërbimin për të cilin paguajmë! Nëse shteti në vetvete është kontrata e individëve për të ruajtur jetën, shëndetin publik, arsimin, pushteti vendor u jep formë shumicës prej këtyre detyrimeve.

Nëse i qëndron centralizimit fiskal atëherë të ndahen në një mënyrë që të delegohen ndaj pushtetit vendor bashkë me kompentencat dhe me fondet. Ky thotë se këto janë përgjegjësi të pushtetit vendor por nuk u jep fonde dhe u ka marrë të gjithë instrumentet e tyre për të realizuar shërbimet e duhura. Kemi rastin e pastrimit të plehrave, që është detyra bazë e pushtetit vendor. Pparitmas kompetencat e pastrimit u transferuan nga pushteti vendor, në atë qëndror. Pse? Di të pastrojë më mirë Edi Rama? Jo, përgjigjia është shumë e qartë, të ndërtohej një skemë për 3 pseudo-inceneratorë të ndërtuar me taksat e shqiptarëve ku dy prej tyre as nuk ekzistojnë.