Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, nëpërmjet një postimi në Facebook thotë se është koha për ndryshim pasi me Ramën vendi ka bërë vetëm hapa prapa.

Sipas kryeopozitarit, raporti i përvitshëm i nxjerrë prej Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara tregon dështimin gjatë qeverisjes së Ramës.

“Shqipëria ka bërë hapa mbrapa me Ramën. Indeksi i Zhvillimit Njerëzor (Human Development Index) në rastin e Shqipërisë duhet quajtur indeksi i moszhvillimit dhe ngecjes. Grafiku shumëvjeçar i këtij raporti të përvitshëm të nxjerrë prej Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) demonstron qartë se gjatë viteve të qeverisjes së dështuar të Ramës, Shqipëria është në amulli apo “në vend-numëro”. Mjaft më. Është koha për ndryshim”, thotë Basha.