Për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të rinjtë janë shpirti dhe forca e kësaj partie. Gjatë një takimi që ai zhvilloi me të rinjtë e Partisë Popullore Austriake, Basha theksoi se PD-ja do të bëjë gjithçka për të rinjtë që sot fatkeqësisht shohin emigrimin si të vetmen zgjidhje.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pritur në selinë blu të rinjtë e Partisë Popullore Austriake, simotrën e Partisë Demokratike.
Gjatë fjalës se tij Basha theksoi se ndau me të rinjtë vizionin e PD për Shqipërinë dhe forcën e kësaj partie.
Basha: Ndava me ta vizionin e Partisë Demokratike për Shqipërinë dhe veçanërisht të rinjtë që janë shpirti dhe forca e kësaj partie. Theksova prioritetin kryesor të PD-së, që është anëtarësimi i Shqipërisë në BE, për t’u dhënë edhe të rinjve tanë shanse dhe mundësi të barabarta me bashkëmoshatarët e tyre europianë.
Edhe pse në opozitë, kryedemokrati Lulzim Basha thekson se forca që ai drejton do të bëjë gjithçka për të rinjtë që sot fatkeqësisht shohin emigrimin si të vetmen zgjidhje.