Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pritur në një takim, ambasadorin holandez Reinout Vos. Në një postim në rrjetet sociale, Basha bën me dije se me diplomatin diskutuan mbi sfidat e Shqipërisë në procesin e integrimit. Gjithashtu, Basha thotë se ka ndarë me të shqetësimin për zgjedhjet e 25 prillit.

“Mirëprita ambasadorin holandez Reinout Vos. Diskutuam mbi sfidat e Shqipërisë në procesin e integrimit. Ndava shqetësimin për shkeljen e çdo standardi për zgjedhjet në Shqipëri siç dëshmon dhe raporti i ODHIR, për korrupsionin, lidhjet e politikës me krimin dhe trafiqet.

Të angazhuar për të bashkëpunuar për realizimin e standardeve që përmirësojnë jetët e shqiptarëve,” shkruan Basha