Kreu i PD Lulzim Basha shkruan se politika i ka bërë shumë dëm vendit. Në mesazhin e tij në rrjete sociale, Basha thotë se Shqipëria duhet të oshëtijë sipas tij edhe njëherë nga shpresa.

I vendour, lideri i PD shprehet se do të vijojë të qëndrojë përballë trekëndëshit të Bermudës, me të cilin ka etiketuar, Edi Ramën, Sali Berishën dhe Ilir Metën

“Të oshëtijë dhe njëherë Shqipëria nga shpresa, jo nga dëshpërimi. A është e mundur?! Është plotësisht e mundur. A është e vështirë?! Është shumë e vështirë. Dëm të madh ka bërë politika dhe pikërisht këta që përmende, dinosaurët, unë e quaja karuseli, ju e quanit dinosaurët e politikës. Ndaj, po, jo vetëm është e mundur por do të ishte mëkat i pafalshëm nëse tani, që jemi çliruar nga kjo ngarkesë negative, tani që jemi vendosur me vetëdije përballë tyre, përballë “Trekëndëshit të Bermudës”, në kuptimin e një trekëndëshi politik 30 vjeçar që ka interes ta mbajë Shqipërinë kështu siç është dhe jo ashtu siç e duan shqiptarët. Pa diskutim, Partia Demokratike disponon dhe unë kam vullnetin që gjithë këtë potencial t’ia vëmë në funksion shoqërisë. Së pari, duke ndërtuar urat e besimit aty ku mungojnë, duke i riparuar aty ku i kemi dëmtuar”, thotë Basha.