Demokrati Lulzim Basha ka vazhduar replikat ndaj kryeministrit Edi Rama, ku përmes një videomesazhi shprehet se ky i fundit përgjigjet po i bën me montazh. Basha më tej ironizoi përgjigjen e Ramës lidhur me paketat duke shtuar se mos ka nisur ndonjë gjë më të rëndë.

“O, Rame, një ditë me vonesë përgjigjen Rame. Me montazhe, ça bo kështu mo Ram, je hutu komplet

Edhe cigaret, unë të thash t’ia çosh njonit, e di vet ti kujt, ti m’thu e kom lon duhanin. Ishallah s’ke fillu ndonjë gjo më të rond mo Rame. E di vet ti, 7×7, 313 Rame”, shprehet Basha.