Lulzim Basha mbrëmjen e sotme ka thirrur grupin parlamentar të PD-së ku janë zhvilluar debate të forta. Pas humbjes së rëndë në zgjedhjet e pjesshme lokale PD-ja po tronditet nga të tjera largime të bujshme.
Burimet bëjnë me dije se Agron Gjekmarkaj jep dorëheqjen nga nënkryetari i Partisë Demokratike.
“Do te mbetem deputet i thjeshte i PD”, ka thënë Gjekmarkaj brenda mbledhjes.
Kujtojmë që deputetët e PD-së me në krye Agron Gjekmarkaj i kanë kërkuar Bashës që të mbajë përgjegjësinë dhe të japë dorëheqjen si kryetar i PD-së por Basha nuk ka p[ranuar me pretendimin se zgjedhjet janë vjedhur.