Kryeministri Edi Rama në një deklaratë të dhënë për mediat ditën e sotme pas mbledhjes së kryesisë së PD është pyetur se a do të ketë bashkëpunim mes tij dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
Kreu i qeverisë është përgjigjur: “Unë flas për gjallët ju për të vdekurit”.
Ditën e sotme Rama komentoi për herë të parë kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetit të PS, Alqi Bllako. Rama tha se përpara ligjit nuk ka ministra dhe deputetë të gjithë janë të barabartë.