Kryeministri Rama sot në takimin e dytë sensibilizues për “Bashkëqeverisjen” deklaroi nga Shkodra se Kadastra do të mbyllet si sportel dhe secili që aplikon për titull pronësie do e marrë atë online.

Ai tha se Shqipëria e re është ajo e dixhitalizimit të shërbimeve dhe për çdo vonesë në përgjigjie, do të paguajnë financiarisht punonjësit.

Rama: Kadastra do mbyllet si sportel për të aplikuar. Nëse sot ti aplikon për të marrë një titull pronesie, përgjigjien për titullin e pronësisë nuk e merr dot online por fizikisht.

I kemi dhënë një shtysë të re dhe fond për dixhitalizimin e kadastrës, titulli i pronësisë të vijë në kompjuter brenda 1 minute. Bëhen pagesat dhe mbaron filmi. Por në këtë fazë që jemi lehtësisht aplikon online dhe nuk janë të nevojshme sportelet. Keni në dispozicion një Shqipëri të re sa i takon shërbimit ndaj jush, çdo vonesë në përgjigjien ndaj jush do dënohet financiarisht.

Për të marrë një dokument duhet të bësh 7 8 radha, kjo nuk do ekzistojë me dhe për të gjitha letrat e aplikimit me kete sistem do kete pergjigjie te menjehershme.