
Mc Kresha ka folur për bashkëshorten e tij Erzinën, duke thënë se ajo erdhi për të si dhuratë prej zotit.
Mc Kresha tha: “Ikja e përgjegjësisë, më lehtë është me ikë prej problemit por problemi nuk zgjidhet. E njëjta është si ai personi që nuk është higjenik krejt bërllogun që e fshinë shpinë e vendos në një dhomë. Problemet mundesh me i shty e me iu ikë, por për me i zgjedhë duhesh me mbajt përgjegjësi”.
Po ashtu është surprizuar teksa ka dëgjuar letrën në gjuhën shqipe që ia ka shkruar gruaja e tij Erzina.
“E di që ke me fluturu sepse po e ninë një letër dashurie shqip nga unë. Mendoja me shkru një poezi po si mundem me shkru një poezi kur e gjithë bota e dëgjon poezinë tane. Jam jashtë mase krenare dhe e dashurume në karakterin që e ki. Je një babë i kujdesshëm dhe të duam”.
Ai iu përgjigj gruas së tij në KlanKosova, duke ia bërë të ditur se edhe ai e do dhe duke i thënë se “ishalla nuk të hy në hak”.
