Rrugë me gropa, pluhur, dhe ndërtime të lëna përgjysmë.
Kjo është panorama që të ofron qyteti i Elbasani, një muaj para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
“A e di si ishte me tym këtu, çfarë të të them më, turp i zi,” thotë qytetari.
Nisja e investimeve njëkohësisht në disa akse, dhe lënia e tyre në gjysmë ka krijuar trafik të madh në qytet, ndërsa banorët shprehen të shqetësuar për këtë situatë.
“Këta e filluan këtë për aparencë, për t’u dukur në sytë e njerëzve që diçka po bëjnë. Ka me shumë se një muaj, vetëm sa e tymosën dhe nuk benë asgjë,” thotë nje qytetar tjetër.
Vetë ata janë të vetëdijshëm që këto investime janë investime fushate.
“Nuk e shikon ti qe e kanë gërvisht, për t’i bërë lustër. Kështu e kanë bere gjithë Elbasanin, se di pse e shtrojnë, e bëjnë për fushatë pra, me fushate kanë ecur çdo kohë. Nuk është problem rruga, është mirëqenia,” thotë banori.
Por, thonë se nuk gënjehen nga investimet në kohë fushate.
“Kjo është nga ana taktike, strategjike, por populli nuk është budalla siç e konceptojnë liderët,” thotë qytetari.
Banorët e lagjeve në Elbasan, kanë denoncuar herë pas here në media mungesën e investimeve të Bashkisë e cila drejtohet nga socialisti Gledian Llatja.
Ora news