Qindra qytetarë në shesh për të festuar
Në këtë prag festash Bashkia Cerrik nën kujdesin e veçantë të kryetarit Andis Salla organizoi një concert festiv për qytetarët. Në këte aktivitet argëtues ishin të ftuar shumë personazhe të njohur të botës së artit ndër të cilët dhe grupi muzikor “Rock Ëith Santa” me këngetarin Gjergj Kacinari të cilet ndezën atmosferen në qytetit .
Atmosfera festive, muzika,kërcimi bën që qytetarët e Cërrikut në këtë mbrëmje të ndjenin ngrohtësine e festave si dhe të argëtoheshin nën tingujt e muzikës . Qendra e qytetit e zbukuruar e bëri akoma dhe më të bukur atmosferën duke mbledhur në qendër të moshuar, familjar por dhe të rinj duke i sjellë gjallëri qytetit të Cërrikut.Në këte event nuk kanë munguar dhe vizitorë nga qytetet e tjera të cilet shijuan zbukurimet atmosferen festive dhe tingujt e muzikës.