Edhe pse është bashki më vete me rreth 30 mijë banorë Belshi nuk e ka më spitalin e dikurshëm. E njëjta godinë tashmë është kthyer në një qendër shëndetësore, ku mungojnë mjekët specialistë. Drejtori i kësaj qendre shpjegon mënyrën e re të funksionimit.

Por si ndihen qytetarët e Belshit me këtë formë të re të funksionimit të shërbimit shëndetësor dhe veçanërisht moshat e treta që kanë më tepër nevojë si për konsulta ashtu edhe për vizita me mjekët specialistë.

Edhe pse zyrtarisht qendra shëndetësore e Belshit përfshin shërbimin për 17 mijë banorë realisht urgjenca pranë kësaj qendre u shërben rreth 50 mijë banorëve dhe drejtori i qendrës shprehet se do ta mirëpriste vendosjen e mjekeve specialistë në këtë qendër.

Shërbimi shëndetësor shikohet si një suport edhe për zhvillimin e turizmit, pasi prej disa vitesh Belshi po frekuentohet nga një numër i lartë vizitorësh, të cilët jo në pak raste kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore të specializuar./egnatia news