Llatja kërkon nga qyterarët të mbrojnë pasuritë e përbashkëta
Bashkia e Elbasanit ka vijuar aksionin e pastrimit në lagjen “Vullnetari”. Paralelisht me këtë aksion në lagjen “Vullnetari” ka nisur edhe gjelbërimi i hapësirave publike.
Në sheshet e pallateve janë mbjellë pemë, duke shtuar jo vetëm gjelbërimin, por edhe pamjen e bukur të hapësirave të përbashkëta. Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja tha se çdo cep i Elbasanit do të pastrohet dhe pyllëzohet, por ai bëri apel për më shumë përgjegjësi nga ana e qytetarëve.
Investime të tjera priten në lagjen “Vullnetari” siç është ndërtimi i një qendre shëndetësore, por edhe rehabilitimi i të gjithë blloqeve të pallateve.
Llatja kërkoi nga qyterarët të mbrojnë pasuritë e përbashkëta dhe të denoncojnë çdo rast abuzimi, ashtu siç e meriton qytetaria elbasanase.