Llatja: 2022 vijon me projekte të reja
Bashkia e Elbasanit ka zhvilluar mbledhjen e fundit me antarët e Këshillit Bashkiak ku si më herët u bë bilanci mbi vitin 2021 dhe prezantimi I projekteve të reja për 2022. Kryetari I Bashkisë Gledian Llatja tha se viti 2021 ishte I veshtirë për bashkinë e Elbasanit por puna për vijimin e projekteve nuk u ndal duke u konkretizuar me disa investime në infrastrukturë,shkolla, sheshe etj.
Kryebashkiaku tha se falë punës së bërë gjatë këtyre viteve që ka qënën nën drejtimin e bashkisë së Elbasanit tashmë bashkia është e stabilizuar financiarisht .
Llatja dha edhe dy lajme të mira për qytetarët. Vijimin e projektit për automotoparkun e parë në Shqipëri që është duke u ndërtuar në Elbasan si dhe investimin në byepasin e qytetit.
Në fund Kryebashkiaku e mbylli fjalën e tij duke thenë se viti 2022 do të vijoj me investime në të gjithë bashkinë e Elbasanit.