Sot, ditë zie për viktimat e tragjedisë si pasojë e tërmetit në kufirin turko – sirian
Dita e sotme, është shpallur nga qeveria shqiptare, ditë zie kombëtare në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian.
Bashkia Elbasan, ka ulur flamurin në gjysmë shtize, në shenjë zie për humbjen e jetëve të mijërave njerëzve në shtetin turk.
Ndaj, në këtë ditë zie, Bashkia Elbasan, fton të gjithë qytetarët që në orën 18.00 të mblidhemi të gjithë së bashku dhe të ndezim një qiri në shenjë dhimbjeje njerëzore për të gjithë jetët e humbura!.
Shqipëria i është bashkuar që në orët e para dhimbjes që ka shkaktuar tërmeti shkatërrimtar në Turqi, ndërsa ka dërguar edhe një numër të konsiderueshëm forcash të kërkim-shpëtimit në zonat e goditura nga tërmeti.