Nga Erion Murataj
Para disa kohësh bashkia Elbasan solli në këshill një marrëveshje me policinë e shtetit për vjeljen e gjobave të bashkisë nga DVP Elbasan.
20% e këtyre të ardhurave do shkonin për sinjalistikë dhe infrastrukturë rrugore.
Të gëzuar se do kishim më shumë sinjalistikë, këshilli bashkiak votoi pro. Meqë rrugët i shyqyen për “24 orë” ujë, në të ardhmen, në këto ditë të nxehta shihja hedhur sa me një trotuar në tjetrin copa policësh të shtrirë (kufizues shpejtësie).
Epo thash pavlerë do të jenë.
Google-lloj, edhe me del se një copë 50 cm bëka gati 100 mij lekë të vjetra po ta blej unë për qef dmth (cmim pakice).
Marr një nga këta të ASHPU e i them, ore po si i lini kështu këta policët e shtrirë bekan gati 100 mij lekë një! Përgjigja më la pa fjal.
“100 bëfsh ti se ne i kemi marrë 150 gati, e jo pak por rreth 1000 e ca copë, mos më shumë”.
Tani unë kam edhe më shumë informacion por sa për sonte kam 3 pyetje për Bashkinë Elbasan.
1-A keni bërë studim tregu kur i bletë?
2 – A keni grafik shpërndarje sipas kërkesave?
3- Sa është sot gjendja në magazinë?