Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka pyetur qytetarët nëse kanë dëshirë që autobuzi i linjës së “Unazës” që u aksidentua dje dhe ra në lumin Lanë të lihet si një instalacion për kujdesin në timon dhe si një urë alternative.

Fatmiresisht aksidenti me i çuditshem ne nje shekull kryeqytet qe pa pasoja per jeten!

Por teksa po pergatiteshim per te hequr autobuzin mbi Lane, shume vete propozuan ta leme si nje instalacion per kujdesin ne timon e ure alternative mbi Lane! Si mendon shumica”, shkruan Veliaj, teksa qytetarët kanë kohë deri nesër për t’u përgjigjur.

Kujtojmë se autobuzi i “Unazës” u përplas me një mjet tjetër në afërsi të kinema “Agimi” dhe për pasojë të dy mjetet ranë në lumin Lana. Për pasojë u aksidentuan 5 persona, por fatmirësisht të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.