Kryetari i PD-së u shpreh se statusi i partisë lejon krijimin e fraksioneve, ndaj sipas kësaj logjike ai shtoi se çdo deputet është i lirë të krijojë grupin e tij dhe të mbështesë demokratët që ai përfaqëson.
Berisha tha se nuk mund të këtë pajtim me personat, që sipas tij janë peng i kryeministrit Edi Rama dhe ata nuk bëjnë gjë tjetër përveçse dëmtojnë PD-në.
“Pengjet nuk ka forcë në botë që mund t’i shpengojë, duhet t’i dallojmë demokratët nga pengjet. Të tjerë tek tuk ndjekin tenderët në mënyrë të pandershme, sepse ata që i fitojnë në mënyrë të ndershme, nuk ka asnjë problem. Ata nuk i mbrojnë, por shkelmojnë interesin e demokratëve. Kemi të bëjmë me disa persona të caktuar se janë në vasalitet dhe keq-shfrytëzim të Edi Ramës. Kudo ka një moral dhe kur ky moral zerohet, ajo është puna e individit që poshtëron veten, çdo demokrat që mendon ndryshe, çdo grup deputetesh, nëse janë vërtetë në pozicione sepse kanë kundërshtime me Sali Berishën, le të krijojnë fraksionin e tyre, por qëndrimi larg zgjedhësve, larg anëtarëve i dëmton çdo ditë që kalon”, tha Berisha në komunikim me ndjekësit në Facebook.