Nga Ylli Pata

Deputeti Luçiano Boçi, të cilin Sali Berisha e ka përgatitur për ta bërë kryetar i grupit parlamentar në PD nëse rimerr edhe ligjërisht partinë, shpalli sot atë që është dhe kushti kryesor për atë që ata quajnë bashkim të PD-së.

Boçi tha se bisedimet për një qëndrim të përbashkët, duhet të shoqërohet me tërheqjen e padisë nga Enkelejd Alibeaj në gjykatën e Apelit për të drejtën ligjore të drejtimit të selisë blu.

Më shumë se kush, ky është një ultimatum i pastër, e që i thotë palës tjetër, atë që Berisha dhe të tijtë kanë thënë deri më sot: largohuni, se partinë e kam unë.

Në fakt, por edhe koha e vërtetoi, se përveçse logjikës juridike, Sali Berisha nuk ka kontrollin e strukturës së PD-së, dhe procesi që ai e quan rithemelim, ka pasur takime, diskutime, ndoshta edhe votime, por jot ë anëtarëve të PD-së. Ka fakte e të dhëna me okë nga mediat dhe dëshmitarë okularë që e kanë dëshmuar qartësisht.

Sikur Berisha të kontrollonte PD-në, ai nuk do të lypte neociata, por thjesht do të paralajmëronte deputetët që të zbatojnë statutin e PD-së, ndryshe do të merren masa siç e parashikon dokumenti themeltar i një partie politike.

Realisht nuk është Sali Berisha kryetari i PD-së siç e thonë mediat kryesore në vend, duke ju referuar vendimit të Agron Zhukrit. Ai është vendimi më pa lidhje i një trupe gjyqësore në lidhje me një subjekt juridik, që është institucion bazik i shtetit siç është opozita më e madhe e vendit.

Ai vendim i Agron Zhukrit ka sjellë edhe si imperativ të domosdoshëm një sentencë normale të Apelit, meqë palët i janë drejtuar gjykatës për mosmarrëveshjet që kanë.

Drejtimi tek një gjykatë për të zgjidhur një mosmarrëveshje është dallimi bazik i një vendi perëndimor nga një shtet oriental, ku ligj bëhet i forti apo pushtetari.

Një vendim gjykate zgjidh një problem familjar, sherr martesor, ndarje pasurie, çështje fqinjësie e inate njerëzish prej shekujsh e shekujsh. Ndaj në rastin e Partisë Demokratike, ai vendim gjykate që pritet me 3 nëntor nuk rrezikon aspak integritetin e opozitës, por i jep asaj një fuqi edhe më të madhe, si në aspektin e vizibilitetit publik, por edhe në institucionalizimin e saj që ndihmon reformimin e opozitës.

Padia e Alibeajt, pra nuk ka fare të bëjë me aspektin politik të opozitës, me betejën e saj kundër mazhorancës, luftën e saj elektorale, alternativën e saj qeverisëse, por edhe kandidatët e saj për kyetarë bashkish në zgjedhjet më të afërme.

Çështja në thelb është e thjeshtë: bëhet fjalë që në radhë të parë të mos ketë kandidatë alternativ si më 6 mars. Të cilin e hartoi Sali Berisha me Ilir Metën me qëllim të caktuar, e që realisht është përçarë opozita. Një përçarje nuk shuhet tak fak, pa një process me vullnet të fortë politik pajtimi.

Se kush do të duhet nga aspekti ligjor ta çojë kandidatin në KQZ në emër të opozitës, është krejt e zgjidhshme. Ose të pritet vendimi i Apelit, ose krijohet një subjekt opozitar i përbashkët me vendim gjykate, i cili të simbolizojë opozitën e bashkuar. Me organe dhe kryetar. Po natyrisht ka shumë rrugë të tjera, nëse bashkimin jo thjesht e do, por punon për të.

Sali Berisha dhe Foltorja e tij, duan të imponojnë jo thjesht kushtet e kandidatët e tyre, por edhe pozitat që kreu i Foltores pretendon se ka. Të cilat, përveç mbulimit mediatik janë fake. As legjitimitet politik, e as diplomatik e ndërkombëtar. Një parti bazë që kërkon të vijë në pushtet nuk mundet të legjitimohet nëse atë nuk e njohin dy shtyllat e Perëndimit: SHBA e Britania e Madhe.

Qeverinë e Enver Hoxhës, deri në 1955 kur Shqipëria u pranua në OKB nuk e njohu asnjë vend Perëndimor, e kjo solli një telash të madh për shtetin në atë kohë, kur nga ana tjetër ishte Bashkimi Sovjetik si Superfuqi zyrtare që kishte nën sqetull vendin. Po si mundet që të të ecë në Shqipëri, një vend i NATO-s, një parti që kërkon tu kundërvihet vendimeve të dy shteteve themeluese të NATO-s?

Gjithsesi ky argument është shtjelluar e do të vijojë të diskutohet, por vetëm mbështetësit mediatik të doktorit nuk duan ta dinë, pasi kanë dhënë prova se realitetin ata nuk e pasqyrojnë, por duan ta japin siç duan ata. Në këtë rast, Foltorja me anë të Luçiano Boçit u ka dhënë një ultimatum Alibeajt, por më shumë sipas logjikës “më ka çu nana me la gojën”, pasi ata e dinë shumë mirë se askush nuk e tërheq padinë në gjykatë.

E si përgjigje, Berisha do të thotë, që nuk pata çfarë të bëj, luftova nuk donin ata, tani po bashkohem me Metën në “Shtëpinë e Lirisë”. Kjo nuk është asgjë tjetër veçse një skenar i përgatitur që në fillim, madje edhe me ndarje torte ku në zgjedhje Berisha e Meta do të regjistrojnë kandidatët e tyre.

Po pjesa tjetër e opozitës: këtu është e gjithë loja. Fotorja dhe PL-ja kërkojnë që me faktin e kryer, të ngjashëm me 6 marsit të marrin pozitat e atyre që e kërkuan bashkimin, por s’ja dhanë. E pse, Sepse Berisha e Meta kërkojnë kreun e tavolinës. Që realisht e kanë marrë as me zgjedhje as me primare, po me forcë dhe trashëgiminë 30 vjeçare të imponimit, klientelizmit e shantazhit…

Tema