Manchester City ka dy herë më shumë gjasa për të fituar Ligën Premier këtë sezon, sipas një superkompjuteri që ka analizuar shanset e çdo skuadre për të fituar trofeun e kampionatit elitar anglez.
Skuadra e Pep Guardiolas fitoi titullin e ligës sezonin e kaluar, duke mposhtur rivalët e Manchester Unitedit me 12 pikë epërsi, dhe ata janë favoritët e shumicës së njerëzve për të fituar përsëri trofeun.
Që nga vera e kaluar, ata kanë humbur vetëm Sergio Agueron nga ekipi i tyre i parë, dhe shtuan nënshkrimin e Jack Grealish, i cili iu kushtoi 100 milionë funte.
Me opsionet e sulmit të Guardiolas tani nuk është çudi që shumica e njerëzve mendojnë se do të fitojnë ligën, madje edhe statistikat mendojnë se ata do të përfundojnë në krye të kampionatit në muajin maj të vitit 2022.
Analistët e të dhënave të FiveThirtyEight parashikojnë të gjitha llojet e gjërave nga politika në sport, dhe parashikimi i tyre i fundit për sezonin vlerëson se kampionët aktual kanë 40 për qind shanse për të mbrojtur titullin, që është gati dy herë më shumë shanse sesa Liverpooli që renditet i dyti.
Jurgen Klopp ka shtuar vetëm mbrojtësin Ibrahima Konate në ekipin që arriti të përfundojë i treti në ditën e fundit të sezonit të kaluar, por statistikat vlerësojnë se Reds janë skuadra e dytë më e mundshme për të fituar titullin.
Kampionët evropianë Chelsea janë të tretët në listë, por kjo sigurisht që mund të ndryshojë tani pasi që është zyrtarizuar nënshkrimi i Romelu Lukakut.