Një debat mes Antonetës dhe Kristit ka ndodhur në ditën e sotme në shtëpinë e Big Brother Vip. Antoneta u ndje e ofenduar nga një batutë që tha ditën e sotme Kristi.

Teksa ishin duke biseduar me Luizin, Antoneta e pyet për diçka që kishte të bënte me Kristin, e ky i fundit duket se nuk i pëlqen. Ai ndërhyri duke thënë shprehjen ‘kush dreqin është ky gay?’.

Kjo batutë nuk u prit mirë nga Antoneta e cila e quajti Kristin të paedukatë, madje kërkoj që të fliste shqip dhe të mos thotë fjali në gjuhë të huaja që tingëllojnë keq.

DEBATI:

Kristi : O Antoneta po ti çfarë pate?

Antoneta : Unë thashë pse po kërkon Kristit që të falje.

Kristi : Po të isha jashtë do thoja ‘kush dreqin është ky gay? 

Antoneta : Po ti e ke seriozisht? Të duket normale kjo? Të duket vetja gjë një madhëri këtu, qetësohu se po bësh batuta ordinere. Ça janë këto shprehje?

Kristi : Unë bëra një humor .

Antoneta : Ma thuaj në shqip se nuk je në Belgjikë