Informacionet e para për Bayonetta 3 u publikuan gjatë Game Awards të 2017. Klipi i shfaqur, 50 sekonda i gjatë, shfaqte Bayonetta dhe një logo të thyer. Që nga ajo kohë mungesa e update-ve ngriti spekulime të ndryshme mbi statusin e lojës, dhe në disa raste drejtuesi Hideki Kamiya i bëri thirrje fansave që të tregoheshin të duruar sepse Platinum do të kishte diçka të re para fundit të 2021.
“Unë shpresoj se do të sjellim një update përgjatë këtij viti.” tha Kamiya në një intervistë për Video Game Chronicles. Ai tha gjithashtu se zbulimi i informacioneve të reja rreth Bayonetta 3 ishte në dorë të publikuesit dhe sugjeroi se do të ishte më mirë që fansat të harronin paksa rreth kësaj loje, që kur versioni i ri të publikohet, t’i vijë atyre si një surprizë e bukur.
Me sa duket gjithë ajo periudhë qetësie ia ka vlejtur, pasi Bayonetta 3 do të lançohet në 2022.