Rama: Fasha 800 kwh ka kohë që është vendosur në Kosovë, që të jemi të qartë dhe nuk na rezulton se ka prekur të gjithë popullin. Europa nuk është në kushtet që ka një shpellë me ar që ka ardhur dita ta hapë për popujt, është kohë lufte, nuk e kemi zgjedhur ne dhe nuk e ndalojmë dot ne. Është fakt, na prek jo vetëm përmes inflacionit por edhe përmbajtjes së saj.
Kjo familje e madhe europiane është e kërcënuar, Putin nuk shkoi vetëm për Ukrainën atje por për të “gjunjëzuar” të gjithë Perëndimin. Ne sigurisht nuk na mjaftojnë fare ato 80 milionë por unë jam falenderues. Edhe këtu do ju lutesha të ishit korrekt kur flisni për taksat. Do vendosim taksën e jashtëzakonshme për 3 prodhuesit kryesore të energjisë dhe do mbështesim drejtëpërdrejtë ata që janë në nevojë, kanë rëndësi investimet, sidomos ai i përbashkët i Azerbajxhanit për gazsjëllësin Jonian-Adriatik, me Malin e Zi dhe Kroacinë, që do jetë vlerë e shtuar për vendin tonë.