Bashkimi Evropian ka miratuar një paketë të dhjetë të sanksioneve ndaj Rusisë në përvjetorin e pushtimit të Ukrainës nga Moska.
“Së bashku, vendet anëtare të BE-së kanë vendosur sanksionet më të forta dhe më të gjera ndonjëherë për të ndihmuar Ukrainën të fitojë luftën. BE qëndron e bashkuar me Ukrainën dhe popullin ukrainas. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën, për aq kohë sa të duhet”, njoftoi presidenca suedeze e BE-së
Paketa përfshin kufizime më të rrepta të eksportit në lidhje me mallrat me përdorim të dyfishtë, si dhe masa kundër subjekteve që mbështesin luftën, përhapin propagandë ose dërgojnë dronët e përdorur nga Rusia.