Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, ishte ditën e sotme në emisionin “Fan Club”, ku rrëfeu pa dorashka rrugëtimin e saj brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe daljen jashtë.
Trixa u shpreh se ka kaluar në disa faza rikuperimi i saj pas daljes nga BB VIP dhe që tani është shumë mirë.
E pyetur se si u ndje kur Donaldi dëgjoi këngën e saj më të re, dedikuar lidhjes së tyre, Beatrix u shpreh se kur ka parë banorët me lot në sy, ka qarë edhe ajo.
“Është gjëja që kemi jetuar bashkë, është motiv për të dhe e kërkon shpesh”, tha këngëtarja e njohur.