Një javë para fillimit të sezonit të ri në Serinë A, Milan ka humbur Franck Kessie.
Shtylla e mesfushës kuqezi, që ka hequr dorë nga një pjesë e pushimeve pas Lojërave Olimpike për të qenë në dispozicion të Pioli-t, ka pësuar një dëmtim në kofshën e majtë gjatë stërvitjes së të enjtes në Milanello.
Teste të mëtejshme do të tregojnë seriozitetin e dëmtimit.
Me Ibrahimovic akoma në boksë, duket se fillimi i sezonit do të jetë i vështirë për kuqezinjtë.
Lajmi është dhënë nga Sport Mediaset.