“Unë u lëndova nga mënyra se si ai më hodhi tutje, duke më bllokuar në “Instagram” pasi flinim bashkë. Edhe tani më dhemb akoma”.
Madje 25-vjeçarja, Natacha, e ka paralajmëruar modelen e famshme që të ketë kujdes tani që futbollisti 36-vjeçar ndodhet në Mançester, pasi mund të përfundojë si ajo.
“The Sun” shkruan se Ronaldo, i cili kthehet në Mançester United kundër Newcastle të shtunën, thuhet se i ka dërguar mesazhe fshehurazi Natacha Rodriguez, për dy muaj para se të flinte me të, jo shumë kohë pasi u takua me partneren e tij 27-vjeçare, Georgina Rodriguez.
Ndërkohë ylli i televizionit ka rrëfyer për “The Sun” se i janë dashur katër vite për të kapërcyer këtë fakt, pasi Ronaldo e bllokoi atë nga jeta e tij.
“Cristiano më hodhi si një tullë, ai mund ta bëjë të njëjtën gjë me Georginën. Futbollistët profesionistë marrin shumë vëmendje nga gratë e bukura. Do të jetë njësoj në Mançester, ashtu siç ishte në Evropë. Ronaldo do të ishte në kapje e madhe për këdo dhe Georgina duhet ta mbajë nën kontroll nëse do të ketë besim mes tyre dhe një të ardhme për ta”, tha ajo.
Natacha ka zbuluar se futbollisti i famshëm ka kontaktuar me të në vitin 2015, kur ai ishte beqar pasi u nda nga modelja ruse, Irina Shayk.
Ajo i dërgoi Ronaldos një fotografi të saj në “Instagram” shoqëruar me fjalët: “Puthje e madhe”.“Ishte ora 1 e mëngjesit dhe e bëra si shaka. Kurrë nuk e kisha menduar se do të përgjigjej. Por në orën 6 të mëngjesit,ai më dërgoi një mesazh dhe gjërat shkuan më tej”, tha Natacha për “The Sun”.
© SYRI.net